Përzgjedhësi i Përfaqësueses U21 të Gjermanisë në futboll, Antonio Di Salvo, ka publikuar të mërkurën listën e zgjeruar të lojtarëve për Evropianin që zhvillohet nga 11 deri më 28 qershor në Sllovaki.
Pjesë e listës së zgjeruar prej 26 lojtarëve është edhe mesfushori shqiptar, Brajan Gruda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Evropianin e 21-vjeçarëve do të përzgjidhen vetëm 23 lojtarë. Lista zyrtare duhet të raportohet në UEFA më 4 qershor.
Gruda për Gjermaninë U21 ka shënuar dy gola në 12 paraqitje. 20-vjeçarI është pjesë e Brightonit, që garon në Premier League të Anglisë.
Ai me fanellën e Brightonit këtë edicion ka luajtur 20 ndeshje në elitën e futbollit anglez, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë.
Me klubin anglez, Gruda ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.