Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goli i Pajazitit e largon Hajdukun nga titulli

Adrion Pajaziti

Goli i shënuar nga mesfushori Adrion Pajaziti e ka larguar Hajdukun e Splitit nga titulli i kampionit në Kroaci.

Pajaziti realizoi gol për Gorican, që të dielën barazoi me Hajdukun 1:1, në ndeshjen e xhiros së 34-t.

22-vjeçari realizoi në minutën e 48-të për 1:0, ndërsa Marko Livaja shënoi për Hajdukun.

Për Pajazitin ishte goli i tretë në kampionatin kroat, në 23 ndeshje.

Ai luajti deri në minutën e 84-t, ndërsa Agon Elezi u zëvendësua në minutën e 71-të.

Në Kroaci kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Edhe Pajaziti shënon supergol, Hajduku drejt plejofit Futboll Pajaziti shënon supergol, Hajduku drejt plejofit

Rijeka prin me 62 pikë, një më shumë se Dinamo e Zagrebit.

Hajduku i treti ka 57 pikë pas këtij barazimi.

Gorica ndërkohë e teta ka 37 pikë.