Mesfushori Adrion Pajaziti është i kënaqur me golin e parë të realizuar me fanellën e Hajdukut të Splitit.
Pajaziti e ndihmoi Hajdukun ta fitojë ndeshjen e xhiros së 28-të të elitës kroate kundër Istras me rezultat 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPajaziti shënoi supergol në minutën e 51-të.
“Në disa ndeshje nuk kam pasur fat. Por kur luaj si gjashtëshe, nuk e kam rastin të shënoj gola, duhet të kujdesem për kontrollin e lojës. Nëse shënoj, është mirë, nëse jo, gjëja e rëndësishme është që ekipi të fitojë. Do t’u kërkoj shokëve të ekipit ta nënshkruajnë fanellën dhe ta mbaj si kujtim”, ka thënë Pajaziti.
Ai ka folur edhe për të ardhmen.
“Dua vetëm të luaj mirë, të kthehem në ritëm”, është shprehur Pajaziti, i cili të martën u kthye nga suspendimi prej tri ndeshjes.
Pajaziti zbulon se pas kartonit të kuq kundër Rijekës u kërkoi falje trajnerit dhe bashkëlojtarëve.
“I kërkova falje trajnerit dhe gjithë ekipit për atë karton të kuq të panevojshëm në Rijekë. Po mësoj nga gabimet e mia”.
Pajaziti është zhvilluar te Fulhami si lojtar. Hajdukut iu bashkua nga ekipi U21 i Fulhamit vitin e kaluar.
Për një periudhë luajti edhe për Goricën në Kroaci dhe Haugesundin në Norvegji.
Me Hajdukun ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.