Futbollisti i Shqipërisë, Adrion Pajaziti, i mungoi Hajdukut të Splititi në tri ndeshje shkaku suspendimit. Por të martën, Pajaziti e ndihmoi Hajdukun ta fitoj ndeshjen e xhiros së 28-të të elitës kroate kundër Istra 1961 me rezultat 3:1.
Pajaziti shënoi golin e dytë në minutën e 51-të. Ishte supergol nga mesfushori i Shqipërisë.
Për 23-vjeçarin ishte goli i parë me fanellën e Hajdukut, që zë vendin e dytë me 56 pikë.
Pajaziti kompletoi takimin, kurse në stol te Hajduku mbeti Ron Raqi.