Berat Gjimshiti është shpallur lojtari i vitit te Kombëtarja e Shqipërisë në futboll.
Në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e futbollit të hënën mbrëma, mbrojtësit të Atalantas i takoi çmimi “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhja e lojtarit më të mirë të kombëtares u bë nga votat e lojtarëve të Shqipërisë. Çmimin e pranoi nëna e kapitenit Gjimshiti nga selektori Sylvinho. Ndërkohë Ylber Ramadanit i ka takuar çmimi “Zemër Kuq e Zi”. Ky çmim i është ndarë mesfushorit të Lecces, Ramadanit, nga stafi teknik i Kombëtares së Shqipërisë për pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.
Çmimi për futbollistin më të mirë të vitit 2024 në kampionatin shqiptar i ka takuar sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj.
Balaj e fitoi çmimin “Topi i Artë” pas një gare të fortë me Arinaldo Rrapajn, Albano Aleksin dhe Ermir Rashicën.