Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Balaj më i miri, Doçi më e mira e vitit në Shqipëri

Bekim Balaj

Sulmuesi i Vllaznisë së Shkodrës, Bekim Balaj, është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2025 në Shqipëri.

Epiteti i më të mirës i takoi sulmueses Megi Doçi, e cila po ashtu luan për Vllazninë e Shkodrës.

Ceremonia “Topi i Artë 2025” u organizua të hënën mbrëma në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit” në Tiranë.

Balaj fitoi garën për më të mirin me Baton Zabërgjën, mario Dajsinanin dhe Dejvi Bregun.

Për ish-sulmuesin e Shqpërisë, është hera e dytë në karrierë që fiton “Topin e Artë”.

Falë 19 golave, Balaj fitoi edhe “Këpucën e Artë”.

Edhe Zabërgja nominohet për lojtarin më të mirë në Shqipëri Futboll Zabërgja nominohet për lojtarin më të mirë në Shqipëri

Ndërkohë, Doçi fitoi garën me Xhesika Ndojin, Arbiona Bajrakarin dhe Xhulia Xhindolen.

Ajo këtë çmim e kishte fituar edhe dy herë tjera.

Doçi shënoi 83 gola gjatë edicionit 2024/2025.