Futbollistja Gentiana Fetaj i është bashkuar klubit zviceran, Luzern.
Mesfushorja me tipare sulmuese do t’i ndihmojë Luzernit për pjesën e mbetur të edicionit 2025/26.
Fetaj së fundi ishte pjesë e klubit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, South Florida Bulls.
23-vjeçarja është e lindur në Gjermani, kurse ka prejardhje nga Kosova.
“Gentiana na ndihmon të kemi më shumë kreativitet në lojën tonë sulmuese. Pas paraqitjeve në nivelin më të lartë në Bundesligën gjermane, si dhe kohën në SHBA, ajo sjell përvojë të vlefshme nga kultura të ndryshme të lojës në Luzern”, ka thënë drejtori sportiv, Sandro Waser.
Fetaj ka bërë 23 paraqitje për Gjermaninë në nivelet U15 deri në U19 dhe fitoi Kampionatin Evropian U17 në vitin 2019.
Me përfaqësuesen e Kosovës ka katër ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar.