Futbollisti 19-vjeçar, Demir Xhemalija, i është bashkuar skuadrës së Luzernit.
Ai te Luzerni u transferua nga Baseli U21.
Mesfushori me Luzernin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Xhemalija te Baseli U21 ishte nga viti 2023. Në edicionin 2024/25 ai me të rinjtë e Baselit zhvilloi 16 ndeshje ku kontribuoi me një gol.
Xhemalija nuk ka bërë paraqitje zyrtare me ekipin e parë të Baselit.
“Demir Xhemalija është lojtar i ri e interesant, që ka potencial të madh për zhvillim. Atij do t’i jepet koha e nevojshme për t’u zhvilluar me kujdes”, u shpreh drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.
Xhemalija ka paraqitje për grupmoshat U16, U17 dhe U19 të Zvicrës.