Mesfushori i Shpresave të Kosovës, Leon Frokaj, pritet të paraqitet në Superligën e Zvicrës nga edicioni i ardhshëm.
“Blick” ka raportuar të mërkurën se Frokaj është pranë kalimit nga Aarau i Kategorisë së Dytë të Zvicrës te St. Galleni i Superligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me 21-vjeçarin, klubi i Zvicrës lindore ka fituar një talent të gjithanshëm. Ai luan kryesisht si mesfushor defensiv për FC Aarau, ndërsa luajti si organizator i mesfushës për ekipin U21 të Baselit e po ashtu edhe për ekipin kombëtar të të rinjve të Kosovës”, shkruan Blick.
Frokaj me Aaraun ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Tek Aarau u transferua nga ekipi U21 i Baselit.