Dion Gallapeni po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm te skuadra polake, Wisla Plock.
Të dielën, në fitoren 3:1 në udhëtim ndaj skuadrës Termalica, reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e tretë.
Lojtari i krahut të majtë startoi te Plocku, ndërsa la fushën në minutën e 61-të.
21-vjeçari është i huazuar nga Lodzi, por me paraqitjet që i ka te Kosova nuk përjashtohet lëvizja në drejtim të ndonjë lige më të fortë në verë.
Wisla Plock po lufton për titull në Poloni. Pas xhiros së 29-të e mban vendin e tretë me 45 pikë, tri më pak se lideri Lech Poznan.