Dion Gallapeni është kthyer në formacionin titullar te Wisla Plock.
Pas paraqitjeve shumë të mira me Kosovën në plejofin për Botërorin 2026 ndaj Sllovakisë dhe Turqisë, Gallapeni luajti deri në minutën e 61-të për Wisla Plockun të premten mbrëma në fitoren 1:0 ndaj Lechia Gdanskut.
Ndeshja i takoi xhiros së 28-të të kampionatit elitar të Polonisë.
21-vjeçari në këtë edicion e ka një gol të shënuar e dy asistime për skuadrën e re.
Mbrojtësi i krahut të majtë është i huazuar te Wisla Plocku nga Widzew Lodzi, deri në fund të këtij sezoni.
Wisla Plock i ka 42 pikë dhe është në garë për titull kampioni.