Në ndeshjen e kaluar të Wisla Plock bëri dy asistime për fitoren 2:1. Më pas kompletoi dy ndeshje me Kosovën dhe ishte prej më të mirëve.
Por Dion Gallapeni u kthye në stol te skuadra polake për ndeshjen e së shtunës.
Wisla Plock humbi 1:0 në udhëtim nga Katowice, në kuadër të xhiros së 27-të të elitës polake.
21-vjeçari Gallapeni luajti vetëm prej minutës së 80-të, ndërkohë që skuadra e tij e pësoi golin në minutën e 93-të.
Plock i ka 39 pikë dhe vazhdon garën për kreun.