Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit polak.
Gallapeni u paraqit për Wisla Plockun që të dielën paradite e mposhti Cracovian në shtëpi me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së tetë.
Gallapeni asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Patryk Kun në minutën e 10-të.
21-vjeçari luajti deri në minutën e 81-të dhe ishte më i dalluari në ndeshje duke u vlerësuar me notën 8.4
Gallapeni ka kontribuar edhe me dy asistime në Kupën e Polonisë.
Wisla Plock dhe Cracovia kanë nga tetë pikë dhe renditen në mesin e tabelës.