Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy asistime të Gallapenit në Kupën e Polonisë

Dion Gallapeni

Dion Gallapeni ka regjistruar dy asistime për Wisla Plockun, që të mërkurën avancoi tutje në Kupën e Polonisë. 

Wisla fitoi 3:2 në udhëtim te Luzino, në ndeshjen e 1/32 të finales të kupës polake. 

Mbrojtësi i Kosovës e kompletoi ndeshjen në krahun e majtë, derisa asistoi në dy golat e parë për epërsinë 2:0. 

Luzino është skuadër e kategorisë së katërt në futbollin e Polonisë.