Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gallapeni luan 24 minuta ndaj ish-skuadrës

Dion Gallapeni

Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, është inkuadruar në minutën e 66-të në barazimin pa gola të Wisla Plockut ndaj Widzew Lodzit.

Gallapeni iu bashkua Wisla Plockut nga Widzew Lodzi në verën, ndërsa të premten luajti si rezervist në barazimin 0:0.

Ky duel i takoi xhiros së dytë të elitës polake të futbollit.

Në ndeshjen e parë, 21-vjeçari qëndroi në bankë rezervë.