Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asnjë minutë për Gallapenin në nismë të edicionit

Dion Gallapeni

Mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni, nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të elitës së futbollit të Polonisë.

Mbrojtësi i Kosovës mbeti në stol në fitoren 2:1 të Wisla Plockut ndaj Rakowit të dielën pasdite. 

Gallapeni e përcoll nga stoli ndeshjen e parë.

21-vjeçari e kompletoi në maj kalimin te Wisla Plock. Në fakt Gallapeni ishte i huazuar te Plocku nga Lodzi për pjesën e dytë të edicionit 2025/2026. 

Ai me Plockun ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm