Dion Gallapeni ka dëshmuar se sa vlen, menjëherë pasi iu dha rasti i vërtetë nga skuadra polake Wisla Plock.
Wisla Plocku ka fituar 2:1 në udhëtim ndaj Jagiellonias, në ndeshjen e xhiros së 26-të të elitës polake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi i majtë i Kosovës, Gallapeni, startoi te mysafirët. Në minutën e shtatë u ndëshkua me të verdhë. Në minutën e 20-të asistoi në golin për 1:1 e në minutën e 33-të asistoi në golin për 2:1.
U zëvendësua në minutën e 70-të.
Falë asistimeve të tij, Plock ngjitet në pozitën e katërt, ndërsa i prish punë Jagiellonias që e lëshoi rastin të dilte në pozitën e parë.
Lojtari i talentuar i Kosovës në dy ndeshjet e kaluara u mbajt në stol te Plocku, ku është i huazuar. Ai shkëlqen vazhdimisht te Kosova, por po ka telashe në Poloni. Dhe sonte dëshmoi se çka mund të bëjë.