Futboll

Gallapeni huazohet te Wisla Plock

dion gallapeni

Dion Gallapeni është larguar nga skuadra e Widzew Lodzit por jo edhe nga kampionati polak.

Gallapeni është huazuar te skuadra tjetër polake, Wisla Plock. Pjesë e Wislas, Gallapeni, do të jetë deri në fund të edicionit 2025/26.

Wisla do ta ketë edhe opsionin e blerjes të kartonit të mbrojtësit të krahut.

21-vjeçari me Lodzin në pjesën e parë të edicionit zhvilloi 12 ndeshje në të gjitha garat duke kontribuar edhe me një gol.

Skuadra Wisla Plock është duke luftuar këtë edicion për titullin e kampionit.

E zë vendin e dytë me 33 pikë. Lider është Jagiellonia me tri pikë më shumë.

Reprezentuesi i Kosovës, Gallapeni, iu bashkua Lodzit në korrik të vitit të kaluar nga Prishtina për 250 mijë euro

Gallapeni me “Dardanët” ka nëntë ndeshje të luajtura.