Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një komunikatë pasi UEFA vendosi që ndeshja Serbi – Shqipëri të luhet në Leskovc e jo në Beograd.
Sipas FSHF-së, ndryshimi ka të bëjë me arsye të sigurisë. FSHF-ja ka konfirmuar se është pajtuar me ndryshimin e vendit të zhvillimit të ndeshjes.
“Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit”, shkruan në komunikatën e FSHF-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndeshja Serbi – Shqipëri shpallet me “rrezik të lartë për sigurinë”
-
Në Serbi përgatiten të mos përsëritet "skenari i vitit 2024"
-
Mediat serbe i kushtojnë rëndësi deklaratës së Dukës për “tifozët shqiptarë në Leskovc”
-
Çka thotë Federata serbe, pse e përmend ndeshjen e vitit 2014 në Beograd?
-
Zyrtare, Serbi – Shqipëri në Leskovc