Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Flick shpallet trajneri i sezonit në La Liga

Hansi Flick

Më 29 maj të vitit të kaluar Hansi Flick iu bashkua Barcelonës. Dhe për një kohë të shkurtër ai fitoi Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe La Ligën. Dhe falë këtij suksesi, trajneri gjerman u shpall trajneri i edicionit 2024/2025 në La Liga të Spanjës. Barcelona e mbylli kampanjën me 28 fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje. Ekipi i Barçës i shënoi 102 gola, ndërsa i pësoi 39. Gjermani Flick në tri raste ishte shpallur edhe trajneri më i mirë i muajit.

Flick njihet si fitues serik i  çmimeve individuale. Gjatë kohës te Bayerni ai u shpall trajneri i vitit në Bundesligë dhe nga UEFA në vitin 2020.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo