Hansi Flick do të vazhdojë të mbetet trajner i Barcelonës.
Nën drejtimin e gjermanit Flick, Barça është kthyer në rrugën e sukseseve, ndërsa presidenti i rizgjedhur Joan Laporta ka konfirmuar marrëveshjen për kontratën e re.
“Do të njoftojmë për rinovimin e kontratës me Flickun së shpejti. Do të jetë për një edicion tjetër, deri në vitin 2028”, ka thënë Lapora.
“Hansi tashmë është pajtuar për vazhdim të kontratës. Të gjithë kemi qëndrim të njëjtë”, ka thënë Laporta për RAC1.