Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona arrin marrëveshje me Flickun

Hansi Flick

Barcelona ka arritur marrëveshje me trajnerin Hansi Flick për vazhdimin e kontratës, u raportua të hënën. Flicku pritet ta rinovojë kontratën edhe për një vit. Kontrata aktuale e gjermanit përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Ende nuk është bërë zyrtare as nga Barça as nga gjermani Flick marrëveshja e re. Por eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të hënën se kjo do të bëhet zyrtare pasi Barça ta sigurojë titullin e kampionit në La Liga. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Flick po vlerësohet lartë për punën te Barça. Tashmë e ka fituar Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe është shumë afër titullit të kampionit. 

Barça nën drejtimin e Flickut ishte në garë për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve por u ndal në gjysmëfinale nga Interi. 

60-vjeçari Flick e ka drejtuar gjigantin katalunas në 57 ndeshje. Ka 42 fitore, shtatë barazime dhe tetë humbje. 

Flick më herët ka drejtuar edhe skuadrën e Bayern Munchenit. Ka qenë selektor i Gjermanisë.