Barcelona ka pasur vit shumë të suksesshëm, ndërsa e ka mbyllur në vendin e parë të La Ligas pjesën e parë të kampionatit.
Me 46 pikë, Barcelona është lidere me katër pikë më shumë se rivali, Real Madridi.
Por, Barça e mbyll vitin me rekordin e më së shumti golave të realizuar. Është numri më i madh i golave në vit kalendarik prej vitit 2016.
Barcelona e trajnerit Hansi Flick në vitin 2025 ka shënuar 169 gola në të gjitha garat.
Që nga nisja e sezonit të ri në muajin gusht, ekipi i Flickut ishte realizator i 67 golave, 51 në ligë dhe 14 në Ligën e Kampionëve. Dy gola tjerë, futbollistët e Barcelonës i kanë shënuar në Kupën e Mbretit.
Sipas mediumit spanjoll “Marca”, kjo është ecuria më e suksesshme e Barcelonës që është regjistruar brenda një viti, që nga 2016-ta.
Para nëntë vjetësh, Barcelona e Luis Enriques i kishte shënuar 174 gola në vit kalendarik, me Lionel Messin, Lusi Suarezin e Neymarin në skuadër.