Interi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Frosinone të premten mbrëma.
Interi e fitoi ndeshjen e xhiros së 36-të të Serie A të Italisë me rezultatin 5:0.
Kampioni i Italisë e hapi serinë e golave në minutën e 19-të, kur shënoi Davide Frattesi.
Frattesi pas një ore lojë asistoi për Marko Arnautoviqin që realizoi për 2:0.
Tajon Buchanan në minutën e 77-të dhe Lautaro Martinez në minutën e 80-të i shënuan dy golat e tjerë, kurse Marcus Thuram, e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes gjashtë minuta para fundit.
Arijon Ibrahimoviqi te vendësit luajti nga minuta e 82-të, kurse Marvin Çuni ishte në bankën rezervë.
Sergio Kalaj ishte i lënduar.
Interi ka 92 pikë në vendin e parë, kurse Frosinone me 32 pikë zë vendin e 16-të, por nuk e ka të sigurt qëndrimin në elitë.