Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FIFA fshiu posterin për shkak të Ronaldos

fifa

Botërori në Kanada, Meksikë dhe SHBA do të organizohet në verën e vitit të ardhshëm. 

Por kur kanë mbetur më pak se 200 ditë deri në fillim të turneut, FIFA ka bërë një gabim në publikimin e parë të posterit. 

Ka pasur pakënaqësi të mëdha në rrjetet sociale pasi në poster mungoi 40-vjeçari Cristiano Ronaldo, ikona e futbollit portugez. 

Nuk ka vonuar shumë dhe shtëpia botërore e futbollit e fshiu posterin nga rrjetet sociale. 

Aty ishin shfaqur yjet e 42 shteteve që kanë siguruar kualifikimin në Botëror, përfshirë edhe Lionel Messin, Kylian Mbappen, Harry Kanen, Erling Haalandin e Nick Woltemaden. 

Edhe Emra të mëdhenj në formacionin “dëshpërues” të Botërorit Botërori 2026 Emra të mëdhenj në formacionin “dëshpërues” të Botërorit

Në vend të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Ronaldos, ishte vendosur ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes. 

Më pas, FIFA ka bërë një tjetër postim, ku është përfshirë edhe Ronaldo.