ovi Pazari, qyteti i banuar me boshnjakë në afërsi të kufirit me Kosovën, kishte festë të dielën mbrëma. Skuadra me emrin e njëjtë është kualifikuar për herë të parë për gara evropiane.
Novi Pazari përfundoi i treti në Superligën e Serbisë. Mblodhi 54 pikë, një më shumë se Radniçki dhe Vojvodina që përfunduan në pozitat katër e pesë. Novi Pazari do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë xhiron e fundit, të dielën mbrëma, Novi Pazari fitoi 3:2 në udhëtim ndaj OFK Beogradit. Vojvodina humbi 3:2 nga Partizani dhe kështu skuadra e Novi Pazarit siguroi kualifikimin në Evropë.
Një javë më parë tifozët e Novi Pazarit bënë bujë me thirrje anti-serbe. U sulmuan nga mediat serbe për këngët tallëse ndaj serbëve lidhur me Kosovën.