Kaosi nuk ka përfunduar me përfundimin e ndeshjes së futbollit mes Novi Pazarit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, e vlefshme për Kupën e Serbisë.
Ka pasur skena dhune edhe në orët e mbrëmjes të së enjtes, kanë njoftuar media të ndryshme të regjionit.
Në qytetin në afërsi të kufirit me Kosovën u regjistruan disa konflikte. Fillimisht huliganët serbë dolën nga autobusët e tyre dhe bënë probleme rrugëve të qytetit.
Në mbrëmje, video të shumta janë publikuar nga rrahja në qendër të qytetit, por edhe para stacionit të policisë. Sipas raportimeve rrahjet ishin në mes të tifozëve të Novi Pazarit.
Gjatë ndeshjes ka pasur thirrje pro Kosovës nga tifozët boshnjakë të Novi Pazarit.
VIDEO:
Edhe
Tifozët e Novi Pazarit në ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës: Kosova është shqiptare
VIDEO:
VIDEO:
VIDEO: