Ferizaj e ka fituar derbin e mbijetesës ndaj Drenicës.
Dhe me fitoren e arritur 1:0 të shtunën në terrenin me bar sintetik në Ferizaj, ferizajasit bëjnë hap të madh drejt mbijetesës.
Ferizaj tani ngjitet në pozitën e shtatë me 32 pikë, një më shumë se Llapi i vendit të tetë. Drenica mbetet në pozitën e nëntë, përkatësisht të parafundit, me 28 pikë.
“Kuqezinjtë” në fakt e humbën ndeshjen, të cilën ishin fare pranë ta fitonin.
Igball Jashari shënoi për Drenicën gol të bukur dhe festa te “kuqezinjtë” ishte e madhe. Por, goli i Jasharit në minutën e 71-të u anulua. Pas rishikimit të situatës në VAR, u pa se gjatë ndërtimit të aksionit pati pozitë jashtë loje.
Edhe
Drenica s’lejon befasi ndaj Ferizajt
Ndeshja nisi dhe menjëherë në minutën e 73-të, Ferizaj kaloi në epërsi.
Goli u pranua, ndërsa festa nga tifozët vendës ishte e madhe. Golin e fitores 1:0 e shënoi Ade Oguns.
Mysafirëve madje iu vështirësuan punët prej minutës së 77-të, kur direkt me të kuq nga gjyqtari Valon Bajgora, u përjashtua qendërmbrojtësi brazilian, Christian Da Silva.
Deri në fund të ballafaqimit, të dyja ekipet kishin raste tjera për të realizuar gol, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Edhe
Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë
Për Ferizajn e trajnerit Nevil Dede ishte fitorja e tretë rresht në Superligë, pas triumfit ndaj Prishtinës dhe Malishevës.
Ndërkohë, Drenica e trajnerit Thomas Brdariq, pësoi humbje pas dy fitoreve rresht ndaj Gjilanit dhe Malishevës.