Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ferizaj barazon me Prishtinën e Re në derbin e mbijetesës

Ferizaj

Artikull i përditësuar - Ferizaj ka barazuar me Prishtinën e Re, në ndeshjen për mbetje në elitën e futbollit kosovar. 

Ndeshja u zhvillua të shtunën në terrenin me bar sintetik në Ferizaj, por nuk dha fitues. 

Përfundoi me rezultatin 1:1. 

Qendërsulmuesi Ruben Silva-Richards në minutën e 72-të, shënoi për 1:0. 

Para barazimit të rezultatit në 1:1, Prishtinës së Re iu anulua goli i Elvis Prençit në minutën e 74-t për pozitë jashtë loje. Goli i anuluar për pozitë jashtë loje, u konfirmua nga VAR-i me tre minuta vonesë. 

Edhe Ferizaj bie nga Superliga Futboll 2 muaj më parë Ferizaj bie nga Superliga

Megjithatë, ekipi i udhëhequr nga trajneri Qëndrim Kida nuk u dorëzua. Barazoi rezultatin në minutën e 89-të, me sulmuesin Astrit Berisha. Zëvendësuesi Berisha realizoi me kokë nga afërsia. 

Ferizaj i ka 33 pikë në pozitën e tetë, atë të barazhit. 33 pikë i ka edhe Llapi në vendin e shtatë. 

Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me 28 pikë. Drenica është e parafundit me 32 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur. Të dielën, Drenica në shtëpi e pret Dritën.


Prishtina e Re nuk dorëzohet, barazon rezultatin

Prishtina e Re ka mbetur në lojë në ndeshjen ndaj Ferizajt, pas barazimit të rezultatit në 1:1. 

Në minutën e 89-të, sulmuesi Astrit Berisha realizoi me kokë nga afërsia.


Ferizaj në epërsi ndaj Prishtinës së Re

Edhe Ferizaj barazon rezultatin Futboll 2 muaj më parë Ferizaj barazon rezultatin

Pas shumë rsateve për shënim, Ferizaj e ka shënuar golin e epërsisë ndaj Prishtinës së Re. 

Golin për 1:0 e shënoi Ruben Silva-Richards në minutën e 72-të. 

Ai përfitoi pas tollovisë në zonë dhe e shtyu topin në rrjetë.


Skuadrat për mbijetesë luajnë baras në pjesën e parë

Ferizaj dhe Prishtina e Re janë duke e luajtur ndeshjen e xhiros së 29-të në terrenin sintetik në Ferizaj dhe janë duke barazuar pa gola.

Ky ballafaqim është i rëndësishëm për mbetje në elitë.

Ferizaj është në pozitën e tetë, ndërsa Prishtina e Re në fund të tabelës.

Edhe Prishtina e Re me fitore të madhe ndaj Malishevës Futboll 3 muaj më parë Prishtina e Re me fitore të madhe ndaj Malishevës

Por, dallimi i pikëve mes këtyre dy skuadrave është vetëm pesë.

Ferizaj e qëlloi transversalen në fillim të ndeshjes.