Fenerbahçe ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni në Superligën e Turqisë në futboll.
Feneri u ndal në barazim 1:1 të shtunën nga Bashakshehiri në udhëtim. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 15-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilan Skriniar e kaloi në epërsi Fenerin në minutën e 64-t. Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 81-të me golin që e shënoi Bertug Yildirim.
Për Fenerin ishte barazimi i gjashtë këtë edicion. Nuk di ende për humbje, kurse ka edhe nëntë fitore. E zë vendin e dytë me 33 pikë. Lider është Galatasaray me tri pikë më shumë.
Bashakshehiri këtë edicion numëron katër fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje. Renditet në pozitën e nëntë me 17 pikë.