Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fenerbahçe fiton me gol të minutave shtesë

Fenerbahçe

Sidiki Cherif ia siguroi pikët e plota Fenerbahçes ndaj Samsunsporit me gol të minutave shtesë. 
Cherif shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 95-të, pesë minuta pasi Feneri barazoi rezultatin 2:2 nëpërmjet Dorgeles Nene.

Ndeshja Fenerbahçe – Samsunspor e zhvilluar të dielën, i takoi xhiros së 25-të të elitës turke të futbollit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me fitoren 3:2 në shtëpi, Fenerbahçe ka mbetur në garë për titull të kampionit.
Feneri është në vendin e dytë me 57 pikë. 

Samsunspori kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 11-të. Golin për 1:0 e realizoi Marius Mouandilmadji. Pas katër minutash, Feneri barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Matteo Guendouzi.

I njëjti lojtari i Samsumsporit shënoi edhe golin e fitores në minutën e 23-të.

Por në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 90-të, Feneri barazoi rezultatin me gol të Nenes, derisa fitoren e arriti me gol të Cherifit në minutën e 95-të.