Fenerbahçe ka shënuar fitore të hënën pas barazimit fundjavën e shkuar në Superligën e Turqisë.
Me fitoren 2:0 ndaj Koçaelisporit, Fenerbahçe i afrohet Galatasarayt në tri pikë.
Marco Asensio në minutën e 45-të dhe Dorgeles Nene në minutën e 75-të ia siguruan fitoren gjigantit turk. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të.
Feneri është në vendin e dytë me 46 pikë, kurse Galata në pozitën e parë me 49 pikë.