Galatasaray nuk ka lejuar befasi të shtunën mbrëma dhe kryeson garën e fortë për titull të kampionit të Turqisë.
Galata fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Gençlerbirligit, në kuadër të xhiros së 30-të.
Galatasaray është në vendin e parë me 71 pikë, katër më shumë se Fenerbahçe.
Mauro Icardi në minutën e dytë dhe Yunus Akgun në minutën e 35-të shënuan për gjigantin turk.
M’Baye Niang shënoi për Gençlerbirligin.