Fenerbahçe ka lëshuar mundësinë që të dalë në krye të tabelës të premten, pasi barazoi 2:2 me Rizesporin në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës turke të futbollit.
Feneri barazoi 2:2, ndërsa pranoi gol në minutën e 98-të.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi Modibo Sagnan.
Nga minuta e 72-të, mysafirët luajtën me një futbollist më pak në fushë.
Qazim Laçi e kompletoi ndeshjen te Rizespori.
Galatasaray në krye të tabelës i ka 68 pikë, një më shumë se Fenerbahçe.
Edhe
Fenerbahçe fiton me gol të minutave shtesë
Galatasaray e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Rizespori i teti i ka 37 pikë, sa ka edhe Konyaspori në vendin e tetë.