Me golin e Jhon Duranit në minutën e 96-të, skuadra e Fenerbahçes i shpëtoi disfatës nga Galatasaray në derbin e madh të Turqisë në futboll.
Ndeshja derbi e xhiros së 14-të ndërmjet Fenerit dhe Galatës e luajtur të hënën mbrëma në Stamboll përfundoi baras 1:1. Fenerbahçe ishte vendëse në përballjen e dy skuadrave me rivalitetin më të madh në Turqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuran shënoi golin e barazimit me kokë në minutën e 96-të.
Galatasaray ishte në epërsi nga minuta e 27-të. Golin për 1:0 e realizoi Leroy Sane.
Galata është në vendin e parë me 33 pikë, një më pak në vendin e dytë është Feneri.