Fenerbahçe e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/26 në Superligën e Turqisë në futboll.
Feneri fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Kocaelisporit. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së tretë të elitës turke të futbollit.
Milan Skriniar shënoi për 1:0 në të mirë të Fenerit në minutën e pestë.
Në minutën e 22-të, Bruno Petkoviq, i barazoi shifrat.
Archie Brown e kaloi në epërsi 2:1 Fenerin në minutën e 51-të.
Golin për 3:1 e realizoi Talisca në minutën e 66-të.
Feneri xhiron e kaluar barazoi pa gola me Goztepen.