Futboll

Fenerbahçe e eliminon FCSB-në

Fenerbahce

Fenerbahçe e ka siguruar një pikë të enjten mbrëma në udhëtim te FCSB-ja rumune, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës, në Ligën e Evropës. 

Me këtë barazim, skuadra e madhe turke e siguroi plejofin e fazës nokaut me 12 pikë në vendin e 19-të, kurse FCSB-ja eliminohet pasi mori vetëm shtatë pikë nga tetë ndeshje. 

Ismail Yuksek shënoi për mysafirët në minutën e 19-të, ndërsa Juri Cisotti i barazoi shifrat në minutën e 71-të. 

Vetëm 24 skuadrat e para në tabelë e sigurojnë avancimin tutje. 

Tetë vendet e para avancojnë direkt në 1/8 e finales.