Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fenerbahçe vazhdon garën në Ligën e Kampionëve

Fenerbahçe

Fenerbahçe është kualifikuar për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Feneri të mërkurën në ndeshjen e kthimit barazoi 1:1 me skuadrën nga Polonia, Gornik Zabraze.
Por kualifikimin e siguroi pasi që ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 1:0, dhe falë rezultatit të përgjithshëm 2:1, siguroi avancimin. Talisca e kaloi në epërsi Fenerin në minutën e 12-të. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Michal Sacek, i barazoi shifrat në 1:1. 

Feneri në rrethin e tretë kualifikues luan me skuadrën nga Austria, Sturm Graz.