Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë evropian, ndërsa ka udhëhequr Fenerbahçen drejt kthimit në Ligën e Kampionëve. Gjiganti turk nuk ka luajtur në fazën grupore, përkatësisht fazën e ligës që nga viti 2008.
Dhe do të luajë në fazën e ligës së Championsit këtë edicion.
Në plejof, Fenerbahçe e eliminoi Lyonin francez.
Pas barazimit 1:1 në Stamboll, Fenerbahçe fitoi 2:1 të mërkurën mbrëma në Lyon.
Muriqi shënoi për 1:0 në minutën e 24-t. Për kosovarin ishte goli i dytë rresht për Fenerbahçen.
Menjëherë në minutën e 28-të për 2:0 në të mirë të Fenerbahçes realizoi Archie Broën.Malick Fofana ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 61-të. Lyoni e kërkoi golin e barazimit, por pa e gjetur deri në fund.
Muriqi luajti deri në minutën e 80-të dhe e ndihmoi shumë fitoren e Fenerbahçes. Pos që realizoi golin, dha kontribut të madh edhe në fazën defanzive. Vrapoi shumë dhe dëshmoi pse Feneri ka insistuar për kthimin e tij.
Fenerbahçe në epërsi pas pjesës së parë
Fenerbahçe ka shkuar në pushim me epërsi prej dy golave në udhëtim te Lyoni.
Njërin prej golave e realizoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Për Muriqin ishte goli i dytë rresht me Fenerbaçen.
Muriqi realizoi në minutën e 24-t.
Muriqiiiiiiiii
Vedat Muriqi ka realizuar gol sërish për Fenerbahçen.
Muriqi në minutën e 24-t realizoi për 1:0 ndaj Lyonit në udhëtim, në ndeshjen kthyese të plejofit për inkuadrim në Ligën e Kampionëve.
Muriqi gjuajti me kokë fillimisht, ndërsa pas topit të kthyer nga portieri, nuk gaboi për 1:0.
VIDEO:
🚨 Vedat Muriqi opens scoring !
🇫🇷 Lyon 0-1 Fenerbahçe 🇹🇷pic.twitter.com/ih5K5psvis— Goals Xtra (@GoalsXtra) August 26, 2026