19-vjeçari Pio Esposito e ka shënuar golin e tij të parë në debutimin e plotë me Interin ndaj River Plates në Botërorin e klubeve të enjten, në fitoren 2:0.
“Nerazzurrët” do të përballen me brazilianët e Fluminenses në raundin tjetër të garës.
Pio Esposito është kthyer tek Interi pas dy sezoneve si i huazuar te Spezia ku ka luajtur më njërin prej vëllezërve të tij, Salvatore Esposito.
24-vjeçari ka thënë se Pio ka ngjashmëri me sulmuesin boshnjak, Edin Xheko.
“Kualitetet e tij janë dëshira për t’u përmirësuar dhe aftësia për të dëgjuar këshillat. Ai është gati për skena të tilla. Aftësitë e tij teknike dhe fizike vështirë se gjenden diku në Itali”, ka deklaruar Salvatore Esposito.
Edhe
Pio Esposito ia siguron fitoren Interit
Ai ka theksuar se Pio Esposito ka ngjashmëri të mënyrës se si luan me ish-yllin e Interit, Edin Xheko.
Pio Esposito realizoi në minutën e 72-të, kurse në minutën e 93-të, golin e dytë e shënoi qendërmbrojtësi Alessandro Bastoni.