Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drama në “Fadil Vokrri” nuk jep fitues

FC Prishtina

Foto: Shpend Ahmeti/FC Prishtina

Ka përfunduar 2:2 ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja e së dielës mbrëma në “Fadil Vokrri”, e zhvilluar të dielën mbrëma, e mbylli xhiron e katërt të Superligës.

Pjesa e parë i takoi kampiones në fuqi, Dritës.

Egzon Bejtullai në minutën e 29-të dhe Vesel Limaj në minutën e 31-të shënuan për 2:0 në të mirë të gjilanasve.

Prishtina reagoi vetëm në pjesën e dytë.

Edhe Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere Futboll Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere

Për 2:1 shënoi Ardian Muja në minutën e 77-të. Ndërkohë në 2:2 rezultatin e barazoi rezervisti tjetër, Alban Shillova.

Prishtina ishte madje pranë fitores, por Faton Maloku bëri pritje vendimtare në minutat shtesë.

Drita mbetet pa fitore në Superligë. I ka dy barazime e një humbje. Renditet e parafundit, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina është e treta me shtatë pikë, dy më pak se Dukagjini i vendit të parë.

Prishtina e mori barazimin e parë, ndërsa ka edhe dy fitore e një humbje.


Dramë në “Fadil Vokrri”, barazon Prishtina

Prishtina ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj Dritës. Alban Shillova shënoi në minutën e 89-të.


Prishtina ngushton rezultatin

Prishtina e ka ngushtuar në 2:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Dritës.
Prishtinasit shënuan në minutën e 77-të.

Edhe Drita fiton pa telashe ndaj Vushtrrisë Futboll Drita fiton pa telashe ndaj Vushtrrisë

Drita po fiton në “Fadil Vokrri”

Drita po fiton 2:0 pas pjesës së parë ndaj Prishtinës. 

Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll. 

Për 1:0 realizoi Egzon Bejtullai me kokë pas harkimit nga këndi në minutën e 29-të 

Dy minuta më pas, Vesel Limaj, e dyfishoi rezultatin. Ai realizoi gol të bukur nga afërsia.


Dy gola të shpejt të Dritës në “Fadil Vokrri”

Drita ka realizuar dy gola të shpejtë ndaj Prishtinës në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Edhe Fitore e rëndësishme e Dritës ndaj Ferizajt Futboll Fitore e rëndësishme e Dritës ndaj Ferizajt

Për 1:0 realizoi Egzon Bejtullai me kokë pas harkimit nga këndi në minutën e 29-të 

Dy minuta më pas, Vesel Limaj, e dyfishoi rezultatin. Ai realizoi gol të bukur nga afërsia.