Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit.
Të dielën në Gjilan, Drita mposhti Ferizajn me rezultat 2:1. Ndeshja Drita – Ferizaj i takoi xhiros së 28-të të Superligës.
Pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Ferizajt përfundoi baras, 1:1. Për Ferizajn në minutën e 18-të shënoi Kushtrim Shabani.
Ndërkohë, për Dritën realizoi Vesel Limaj, në minutën e 36-të. Drita fitoi 2:1 me gol të Liridon Balajt.
Balaj shënoi golin e fitores në minutën e 82-të. Drita është në vendin e parë me 54 pikë.
Edhe
Goli i Abazajt ia siguron fitoren kampiones
Drita në epërsi, shënon Liridon Balaj
Drita ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Ferizajt me gol të Liridon Balajt në minutën e 82-të të ndeshjes që po luhet në Gjilan.
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan
Pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Ferizajt është mbyllur baras, 1:1.
Për Ferizajn në minutën e 18-të shënoi Kushtrim Shabani.
Ndërkohë, për Dritën realizoi Vesel Limaj, në minutën e 36-të.
Edhe
Gjilani mposht kampionen në derbin lokal
Drita barazon rezultatin
Drita ka barazuar rezultatin ndaj Ferizajt në 1:1.
Gol me gjuajtje të fuqishme në minutën e 36-të ka shënuar Vesel Limaj.
Ferizaj po e befason Dritën
Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Dritës në Gjilan.
Edhe
Drenica s’lejon befasi ndaj Ferizajt
Golin për 1:0 e shënoi Kushtrim Shabani. Shabani në minutën e 18-të harkoi në zonë. Harkimit të tij nuk iu përgjigj askush, por topi në fund përfundoi në portën e portierit Faton Maloku.
Ndeshja i takon xhiros së 28-të të Superligës.