Drita e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në futboll.
Ndeshjen me shumë gola ndaj Llapit, Drita e fitoi me rezultatin 5:3.
Ndeshja u zhvillua në Gjilan, të dielën.
Sfida ishte dramatike në pjesën e parë, kurse shikuesit panë katër gola.
Gjilanasit krijuan epërsi 2:0, me golat e Blerim Krasniqit në minutën e 28-të dhe të Igball Jasharit në minutën e 32-të.
Edhe
Drita fiton titullin e pestë në histori
Llapi u kthye në lojë pak para pushimit. Fiton Ademi shënoi për 2:1 në minutën e 35-të, ndërsa për 2:2 realizoi Elvir Gashijani.
Megjithatë, Drita e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu, nuk lejoi befasi. Shënoi edhe tre gola të shpejtë, me mbrojtësit Besnik Krasniqi, Raddy Ovouka dhe Hajdin Salihu. Krasniqi shënoi në minutën e 48-të, Ovouka në minutën e 58-të dhe Salihu në minutën e 73-të.
Llapi e realizoi edhe një gol me Gentrit Jahën gjashtë minuta para fundit, por që nuk mjaftoi.
Shënohet edhe goli i tetë në Gjilan
Në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Llapit është shënuar edhe goli i tetë. Llapi shënoi për 5:3 në minutën e 84-t.
Gentrit Jaha shënoi nga afërsia.
Drita po e “shkatërron” Llapin
Drita është duke e “shkatërruar” Llapin e trajnerit Tahir Batatina.
Skuadra e Ardian Nuhiut e shënoi golin për 5:2 në minutën e 73-të. Shënues i golit ishte mbrojtësi Hajdin Salihu.
Drita e pandalshme shënon sërish
Drita është shfauqr e pandalshme në pjesën e dytë. E ka shënuar edhe golin e katërt. Mbrojtësi Raddy Ovouka shënoi për 4:2 në minutën e 58-të.
Drita kthen epërsinë
Drita është sërish në epërsi ndaj Llapit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Besnik Krasniqi, realizoi për 3:2.
Ai shënoi në minutën e 48-të.
Edhe
Drita thellon krizën e Llapit
Llapi barazon rezultatin
Llapi ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Dritës.
Ishte duke humbur 2:0, por ka barazuar në 2:2.
Elvir Gashijani shënoi gol me kokë nga afërsia, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Për Dritën realizuan Blerim Krasniqi në minutën e 28-të dhe Igball Jashari në minutën e 32-të.
Ndërkohë për Llapin për 2:1 shënoi Fiton Ademi, në minutën e 35-të, e më pas në fundin e pjesës së parë, realizoi edhe Gashijani.
Gol nga Ademi, Llapi ngushton rezultatin
Llapi e ka ngushtuar rezultatin në 2:1 ndaj Dritës.
Golin për Llapin e realizoi Fiton Ademi në minutën e 35-të.
Drita e shënon edhe golin e dytë
Drita e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Llapit.
Igball Jashari realizoi për 2:0 në minutën e 32-të.
Goli i parë u shënua nga Blerim Krasniqi.
Drita në epërsi ndaj Llapit
Edhe
Fitore e rëndësishme e Dritës ndaj Ferizajt
Drita ka kaluar në epërsi ndaj Llapit.
Blerim Krasniqi realizoi për 1:0 në minutën e 28-të.