Jose Mourinho pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Benficas, për shkak të dënimeve që i mori për kartonin e kuq në ndeshjen ndaj Portos dhe konfrontimit me asistent-trajnerin e ekipit kundërshtar.
Federata e Futbollit e Portugalisë mori dy vendime që në mënyrë efektive e dënojnë 63-vjeçarin për dy ndeshjet e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho është suspenduar për një ndeshje për kartonin e kuq në barazimin 2:2 të së dielës. Ai e mori kartonin e kuq për dalje nga zona e trajnerit dhe goditjen e topit në drejtim të bankës rezervë të Portos. Këtë e bëri derisa po festonte, ndërsa tha se po mundohej që topin ta godiste drejt tribunës.
Ai po ashtu është suspenduar për 11 ditë për konfrontimin me asistentin e Portos, Lucho Gonzalez.
Trajneri i njohur do të mungojë në stol të shtunën ndaj Aroucas dhe po ashtu për ndeshjen e 21 marsit ndaj Vitorias. Benfica ka paralajmëruar ankesë, duke e vlerësuar vendimin e padrejtë.
