Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mourinho e shikoi ndeshjen ndaj Real Madridit nga një vend i pazakontë

Jose Mourinho

Jose Mourinho u rikthye në Bernabeu pas shumë vitesh, tani si trajner i Benficas, por nuk doli në fushë e as në tribuna

Jose Mourinho e ka ndjekur ndeshjen e Real Madridit ndaj Benficas nga autobusi i ekipit portugez. Kështu të paktën ka raportuar The Sun të enjten.

Trajneri i Benficas, Mourinho, ishte i suspenduar për ndeshjen e së mërkurës mbrëma në “Bernabeu”. Real Madridi fitoi 2:1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1 avancoi nga faza e plejofit të Championsit.

Për Mourinhon, që ishte trajner i suksesshëm edhe te Real Madridi, ishte përgatitur një kabinë, por ai vendosi të qëndrojë në autobusin e ekipit.

Është raportuar që Mourinho mbajti një fjalim për skuadrën para ndeshjes, ndërsa nuk u largua nga autobusi pasi skuadra arriti në stadiumin ikonik.

VIDEO: