Arsenali e ka pësuar disfatën e dytë radhazi në ndeshjet parasezonale.
“Topçinjtë” të dielën u mposhtën nga Borussia Dortmundi me rezultatin 3:2 në “Emirates Stadium”.
Golat e fitores për Dortmundin e realizuan Samuele Inacio, Konstantinos Karetsas dhe Joane Gadou.
Ndërkohë golat për Arsenalin i shënuan Ethan Nwaneri dhe Viktor Gyokeres.
Dortmundi e fitoi Kupën Emirates.
Edhe
Brightoni turpëron kampionin
Arsenali mbrojtjen e titullit e fillon më 21 gusht ndaj Coventryt.
Ndërsa “verdhezinjtë” ndeshjen e parë të edicionit të ri në Bundesligën gjermane e luajnë më 29 gusht ndaj Hamburgut.