Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi “dënon” Gladbachun tri herë për nëntë minuta

Dortmundi

Dortmundi e ka dënuar skuadrën e Monchengladbachut për nëntë minuta në fundin e pjesës së parë, duke e shfrytëzuar reagimin e dobët të skuadrës mysafire.

Prej minutës së 41-të deri në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë, Dortmundi që ishte duke humbur nga minuta e 24-t kur shënoi Ko Itakura, i shënoi tri gola për rezultatin 3:1 pas 45 minutave të para të ndeshjes.

Serhou Guirassy, Felix Nmecha dhe Daniel Svensson, shënuan për golat e fitores për skuadrën “verdhezi”.

Kevin Stoger në minutën e 56-të e shënoi edhe një gol tjetër për Monchengladbachun.

Ndeshja e zhvilluar të dielën, i takoi xhiros së 30-të të Bundesligës.

Me këtë fitore, Dortmundi i afrohet zonës që dërgon në kupat evropiane për edicionin tjetër. Në Bundesligë kanë mbetur edhe katër xhiro.

Edhe Dortmundi fiton ndaj Monchengladbachut Futboll Dortmundi fiton ndaj Monchengladbachut

Dortmundi ka 45 pikë në vendin e shtatë, aq sa ka edhe Werder Bremeni në pozitën e tetë.

Monchengladbachu është i nënti me 44 pikë.