Mirlind Daku ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Spartak Moskës. Daku të enjten u prezantua në klubin e madh rus, ndërsa më pas Spartaku publikoi intervistën.
Pyetja e fundit për sulmuesin ishte se “çka do t’u thoshte tifozëve të Spartakut?”.
“Do të kërkoja të mos më gjykojnë se si isha në Rubin. E kuptoj që mund të jem dukur shumë arrogant dhe agresiv. Më besoni, nga minuti i parë në Spartak do të jap çdo gjë që kam për t’iu bërë të lumtur, për të festuar fitoret me ekipin dhe të mos brengosem për agjë tjetër”, ka thënë Daku.
Tifozë të Spartakut kanë kundërshtuar transferimin e Dakut. Ata janë të njohur si proserbë.
Daku ka thënë se kalimi nga Rubin Kazani te Spartaku është hap i madh në karrierë. Ka thënë se vendimi ishte i lehtë dhe se në Rusi ka dashur të transferohet vetëm te Spartaku, që sipas sulmuesit është klubi më i madh në këtë vend. Dakun e ka impresionuar madhësia që Spartaku ka si klub.
Synimi i Dakut është i qartë – të ndihmojë Spartakun të kthejë titullin e Rusisë pas një kohe të gjatë.
Edhe
Daku debuton me humbje te Spartak Moska
“Kam ardhur këtu për të fituar tituj dhe për t’i bërë njerëzit të lumtur. Klubi dhe tifozët i meritojnë trofetë. Jam i gatshëm të jap çdo gjë të mundur për këtë”.
Derisa Rubin Kazani kryesisht ka luajtur në mbrojtje, Spartaku më shumë është i orientuar kah loja në sulm. Daku pret të përfitojë nga kjo dhe të shënojë më shumë gola.