Klubi elitar i Bullgarisë, CSKA Sofia, ka njoftuar se qendërmbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, ka munguar të hënën kundër Botev Vratsas për shkak të një problemi muskulor. CSKA Sofia barazoi 1:1 me Botev Vratsan. Siç njofton CSKA Sofia, Dellovës i ishin shfaqur problemet muskulore pra ndeshjes së fundit.
“Sot, CSKA Sofia zhvilloi një seancë rigjenerimi pas ndeshjes me Botevin. Në skuadër nuk ka lojtarë me lëndime serioze, dhe gjendja e Lumbardh Dellovës do të qartësohet pas ekzaminimeve shtesë mjekësori. Mbrojtësi pati një problem muskulor para ndeshje së fundit të kampionatit”, shkruan në njoftimin e klubit bullgar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDellova është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës bullgare.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka shënuar një gol në shtatë paraqitje për CSKA Sofian.
Me klubin bullgar, Dellova, ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027. Kësaj skuadre iu bashkua nga Ballkani i Suharekës.