Ylli i CSKA Sofjes, Lumbardh Dellova, mungoi në derbin e xhiros së 30-të të elitës së futbollit bullgar kundër Levskit.
Ndeshja përfundoi baras 1:1.
Dellova ishte pjesë e ekipit. Por vetëm pas publikimit të formacioneve, ra në sy mungesa e mbrojtësit të Kosovës. Qendërmbrojtësi kosovar nuk ishte as pjesë e lojtarëve rezervë.
“Arsyeja është një lëndim që pësoi Dellova. Ai ishte titullar në ndeshjen e xhiros së kaluar kundër Montanës, kështu që me shumë gjasë nuk është ndier mirë më pas. Nuk ka detaje zyrtare rreth situatës së lojtarit të Kosovës në këtë fazë, por spekulimet për të ardhmen e tij, të paktën përkohësisht, po intensifikohen, ndërsa kontrata e tij skadon”, shkruan “sportlive.bg.
Dellova ka kontratë me klubin bullgar deri në verën e vitit të ardhshëm. Klauzola e lirimit është 950 mijë euro, të cilën CSKA-ja është mundur ta eliminojë për një kohë të gjatë përmes një kontrate të re. Por Dellova ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.